Anti-korrupsioni, qindra lëndë të hapura

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave vitin e kaluar, përfshirë 25 nëntorin, ka hapur 638 lëndë ku ka pasur dyshime për korrupsion. Për dallim nga ky numër i lartë, efektet nga veprimi i Komisionit janë shumë të ulëta. Të dhënat zyrtare e anti- korrupsionit tregojnë që ka pasur vetëm gjashtë nisma të filluara për ndjekje penale, për pesë prej tyre, procedura është duke vijuar ndërsa një nismë është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore Publike. Për procedurë kundërvajtëse, anti- korrupsioni ka ngritur pesë nisma, prej të cilave për dy ende zhvillohet procedura ndërsa për tre është realizuar pagesa e gjobës përkatëse.

Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit

Numri i lëndëve të formuara 638
Numri i denoncimeve nga persona juridik dhe fizik 615
Numri i lëndëve të hapura me nismë nga KSHPK 23
Numri i lëndëve të zgjidhura 100
Përveç këtyre lëndëve për korrupsion, vitin e kaluar Komisioni hapi 404 raste në të cilat dyshonte për konflikt interesi. Nga këto, 339 janë me denoncim ose me kërkesë për mendim, nga të cilat 201 janë në procedurë, ndërsa 138 janë raste të mbyllura. Rastet me vet iniciativë të Anti korrupsionit janë 65, nga të cilat 28 janë në procedurë, 37 janë mbyllur. Për më tepër, 16 nisma janë paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë të personit zyrtar dhe të gjitha janë në procedurë. Për përgjegjësi penale të personit zyrtar antikorrupsioni ka ngritur dy nisma, njëra është në procedurë ndërsa rasti tjetër është shpallur si i vjetërsuar. Për numrin e vogël të lëndëve që kanë përfunduar dhe shumica që janë hedhur poshtë nga prokuroria, kryetarja e antikorrupsionit fajëson Prokurorinë e cila tha se ajo ende punon nën presion dhe me urdhra nga elita të caktuara. Nga Prokuroria i hodhi poshtë pretendimet e tilla – institucioni është i pavarur, dhe Prokuroria vepron ligjërisht dhe individualisht për çdo rast.

Leave a Reply