Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje për vrasësit e gazetarit

Arabia Saudite ka dhënë vendimin për tetë të pandehurit e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, duke i dënuar ata nga 7 deri në 20 vjet dhe duke përmbysur pesë dënime të mëparshme me vdekje.

Pesë persona u dënuan me 20 vjet burg, njëri me 10 vite, ndërsa dy të tjera nga 7 vite burg secili. Dënimet u caktuan nga Gjykata Penale e Riadit këtë të hënë, ndërsa emrat nuk u bënë publike.

Vendimi rrëzon një vendim të mëparshëm në dhjetor të vitit të kaluar, kur pesë persona u dënuan me vdekje për vrasjen, ndërsa tre të tjerë u shpallën fajtorë për fshehjen e krimit dhe u dënuan me 24 vjet.

Khashoggi u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.

Leave a Reply