‘Ari’ i lëngshëm i vitit 2021″, INTERPOL: Rrezik i lartë i vjedhjes së vaksinave

“Për kriminelët, vaksinat do të jenë si ari i lëngshëm” Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock.

“Ndërsa  vaksinat COVID19 janë shpërndarë në të gjithë botën, ato do të shënjestrohen nga rrjetet e krimit të organizuar ndërsa vazhdojnë të përfitojnë nga pandemia.” shkruan më pas Stock në një reagim në rrjetet sociale.

Vaksina ka filluar të injektohet në shumë vende të botës, ndërsa në Bashkimin Evropian pritet të miratohet ditën e sotme dhe të nisë procesin e injektimit më 27 dhjetor.

Ndërkohë një alarm është ngritur nga Britania e Madhe, të cilët kanë zbuluar një mutacion të virusit covid-19 që mund të infektojë personat e shëndoshë më shpejtë.

Leave a Reply