“Arma më e fuqishme në botë”, Koreja e Veriut zbulon raketën e re

Koreja e Veriut ka zbuluar një lloj të ri rakete balistike nëndetësore, e përshkruar nga mediat shtetërore si arma më e fuqishme e botës. Shteti komunist ka zhvilluar një paradë ushtarake, e cila është përshëndetur nga lideri Kim Jong-un.

Sa i përket armës, nuk dihet se cila është fuqia e saj dhe as nëse është testuar më parë. Kjo shfaqje e fuqisë ushtarake vjen disa ditë përpara inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA-së.https://www.bbc.com/news/av-embeds/55671745/vpid/p09436bz

Kujtojmë që Kim Jong-un e ka quajtur disa ditë më parë SHBA-në si armikun më të madh të vendit. Fotot e publikuara nga media shtetërore tregonin një raketë të madhe të ngjyrosur me të zezë dhe të bardhë.

Ndërkohë lideri komunist është filmuar duke buzëqeshur i veshur me një xhaketë lëkure dhe një kapuç. /tvklan.al

Leave a Reply