Atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Ngjarja në Durrës e ndodhur pak minuta më parë mësohet se është një atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Vizion Plus mëson se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë nga një automjet tjetër.

Po ashtu raportohet që mes dy automjeteve të ketë pasur dhe një shkëmbim zjarri. Nga shkëmbimi zjarrit ka mbetur I plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë, mes të cilëve një femër që ndodheshin në të njëjtin automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, dhe është vendosur në ndjekje të autorëve./Vizion Plus/

Leave a Reply