Autoritetet greke nuk përjashtojnë regjim të ri të izolimit të rreptë

Nuk përjashtohet karantinë e re në Greqi në rast të rritjes së menjëhershme të numrit të të infektuarve me koronavirus, deklaroi sot për televizionin Skaj zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas.

Sipas tij, autoritetet nuk përjashtojnë regjim të ri të izolimit të rreptë. “Nuk përjashtojmë asgjë kur do të themi se në njërën anë të peshores e vendosim shëndetin e popullatës dhe jetës së njerëzve, ndërsa në anën tjetër – ekonominë”, tha Pecasi.

Ai e sqaroi rritjen e numrit të të infektuarve me zbutjen e masave kufizuese pas izolimit, por tha se qeveria përpiqet ta shmangë më skenarin më të keq – izolim të ri të ashpër. “Ne do të mundohemi ta zgjedhim këtë problem. Ende nuk kemi arritur gjendje kur nevojitet izolim i detyrueshëm i popullatës, por të gjitha planet mbesin në tryezë. Nuk duam të vijmë në një gjendje në të cilën e gjet Franca me 10.000 të infektuar çdo ditë dhe Izraeli, i cili e ktheu karantinën”, tha Pecasi.

Në Greqi, numri i të infektuarve me koronavirus në periudhën e fundit lëviz prej 200 deri në pothuajse 400. Nga fundi i korrikut shënohet rritje e vazhdueshme e numrit të të infektuarve.

Leave a Reply