Basha mesazh pas tërmetit të shkatërrues në Turqi: Ngushëllime, lutje, solidaritet…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Në një postim në Twitter, zoti Basha shprehet:

“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.

Lindja e Turqise, e ne menyre te vecantë province Elazig kaluan moment tmerri të premten në mbrëmje si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.8 sipas shkalles rihter. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc viktimash pasi ka ende shumë të zhdukur ndonëse flitet për momentin për mbi 20 të vdekur.

Leave a Reply