Basha në Himarë: Sondazhet nxjerrin forcë fituese opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon në jug takimin e tij me strukturat e PD, ku, si në të gjithë Shqipërinë, refuzimi për qeverinë e Edi Ramës ishte i lartë.

Nga Himara kryedemokrati është shprehur se në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira.

 “Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”.

Ndër të tjera Basha ka thënë se kjo bashki është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar.

Leave a Reply