Basha: Po ndjek me shqetësim të madh lajmet nga Turqia, solidarizohem me popullin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë këtë të premte. Basha shprehu ngushëllimet në “Twitter” dhe u solidarizua me popullin turk.

“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.”

Pak më parë reagoi edhe presidenti Ilir Meta, sipas të cilit, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bullgari e Shqipëri.

Leave a Reply