Basha sqaron marrëveshjen: Nuk është pazar me Ramën

Lideri i opozitës Lulzim Basha doli para medias për të sqaruar marrëveshjen për reformën zgjedhore, pas gjithë zërave kritike apo dyshuese për këtë vendim te opozitës.

Kryedemokrati Basha ka sqaruar së pari çfare fitoi drejtperdrejt PD nga kjo levizje politike.

“Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar të atij që, për katër muaj me radhë, u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut dhe të diktojë një farso-reformë me një farso-parlament dhe një farso-opozitë, faktet janë këto:

  1. Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseudo-opozita e blerë me paratë e krimit dhe të oligarkisë.
  2. Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus midis dy palëve- opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist, plus patericat e veta
  3. parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike, nga e cila vendimet do të dalin me konsensus.

Këto janë tre kushtet që opozita e bashkuar vendosi në tetor, vetëm javë apo ditë pas rezolutës së Bundestagut. Këto janë tre kushtet me të cilat u mandatuan përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm midis palëve, konkluzione të cilat u arritën jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër, por për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri, dhënies fund shtetit të falemintuar dhe të dështuar të qeverisë korruptuar të Edi Ramës dhe dhënies së shanseve dhe mundësi të njëjta shqiptarë si çdo qytetar tjetër në Europë.”

Basha theksoi se qendrimi i opozites eshte ne perputhje me qendrimin e bundestagut gjerman dhe 9 kushteve per hapjen  e negociatave. Dhe I vetmi kusht per te cilin opozita ka pergjegjesi eshte reforma zgjedhore dhe sipas bashes pd eshte e angazhuar  te permbushe kete detyrim.

Nga ana tjetër  Basha përsëriti vazhdimisht se marreveshja nuk ka lidhje as me pazare e as me përfitime të ngushta për lidershipin e PD, por synon vetëm një gjë zgjedhje te lira e te ndershme .

Sot jam këtu për të garantuar se, në radhë të parë, qytetarët shqiptarë, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, trishtuar dhe të dëshpëruar nga metamorfoza e partisë së tyre në një grupim që mbron interesat e krimit dhe të oligarkisë e, në veçanti, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka një dhe vetëm një qëllim: Të kthejë lirinë e votës, të kthejë mundësinë që çdo shiqptar, përmes votës të tij dhe të saj, të vendosë që sot e tutje qeverinë që do, parlamentin që do, kryebashkiakët që do dhe t’i shkarkojë ata me votë të lirë, siç ndodh, pavarësisht prej ndonjë mangësie, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër në rajon, siç ndodh e duhet të ndodhë në çdo vend në rajon.

Sipas Bashës marrëveshja nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës e cila do të vazhdojë betejen për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramen kryeminister.

“Edi Rama nuk ështe dikush i cili duhet besuar por eshte dikush i cili duhet larguar nje ore e me pare.”

Leave a Reply