Basha: Tirja i qeverisë vjedh shqiptarët dhe sulmon BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama për Bashkimin Evropian për vaksinat.

Basha tha se për varfërinë në vendin tonë nuk e ka fajin BE, por Rama. Ai vlerësoi mbështetjen e BE për Shqipërinë në momentet e vështira.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, tha Lulzim Basha në “Facebook”.

Leave a Reply