BE apel për Thaçin e Vuçiç: Rifilloni sa më shpejt dialogun

Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrel  ka biseduar këtë të mërkurë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e me atë serb Aleksandar Vuçiç, ku ka theksuar nevojën e rifillimit te dialogun.

Borrel u ka bere  thirrje liderëve te partive politike ne prishtine te zgjidhin sa me pare krizen e te formojne qeverine.

Presidenti Thaçi nga ana tjetër i ka kërkuar  zyrtarit të lartë që Bashkimi Europian të përmbushë detyrimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë përmbushur të gjitha kriteret. Javën e ardhshme Borrel do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Leave a Reply