BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë duke përfshirë ministrin e brendshëm të vendit deri në mes të shtatorit, thanë tre diplomatë të BE, në përgjigje të zgjedhjeve të 9 gushtit që perëndimi i cilëson të manipuluar.
“Ne fillimisht ramë dakord për 14 emra, por shumë shtete menduan se nuk ishte e mjaftueshme. Tani kemi arritur konsensus për 17 të tjerë, “tha një diplomat i BE. “Këta janë zyrtarët të lartë përgjegjës për zgjedhjet, për dhunën dhe për shtypjen.”
Greqia dhe Qipro akoma nuk kanë marrë vendimin ndërsa kërkojnë që këtë vendim do ta mbështesin vetëm në do të merret një masë e tillë edhe për Turqinë pas konflikteve që shtetet kanë për Detin Mesdhe.
Emrat mund të shtohen ose hiqen nga lista, por diplomatët thanë se marrëveshja zyrtare ka të ngjarë të vijë në 21 Shtator, kur ministrat e jashtëm të BE mbajnë takimin e tyre të radhës të planifikuar. Sanksionet që hyjnë në fuqi më 22 shtator.
Ndryshe nga listat baltike, Lukashenko nuk do të sanksionohet. Gjermania, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE, dëshiron më shumë kohë për dialog dhe të lërë të hapur mundësinë e shtimit të emrit të presidentit në një fazë të mëvonshme.

Leave a Reply