BE vendos sot për kufijtë/ Në listën paraprake Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin jashtë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian po debatojnë në Bruksel lidhur me vendimin për rihapjen e kufijve të mbyllur nga pandemia.

BE pritej të hapte kufijtë më 1 korrik, por duket se situata nga covid 19 në disa shtete, nuk i bind zyrtarët e unionit.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, deri më tani besohet se Mali i Zi dhe Serbia do të jenë dy vendet, qytetareve te te cileve do tu lejohet të udhëtojnë ne Bashkimin Europian. Por Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, nuk janë në liste.

Po ashtu sipas listës paraprake as qytetarët e Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Rusisë dhe Kinës nuk do të lejohet të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Unioni nuk ka marrë ende një vendim që prej javës së kaluar, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve anetare.

Leave a Reply