Befason ish-deputetja e LSI-së, bën “selfie” në Komisariatin e Policisë dhe tregon çfarë i ka ndodhur

Ish-deputetja e LSI-së Elona Guri, njëkohësisht drejtuesja politike e kësaj partie në qarkun e Durrësit është proceduar ditën e sotme për shkak se protestoi ndaj gjobës 50 milionë lekë që iu vendos kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi.

Në një postim që ajo ka bërë në rrjetet sociale, Guri shihet në Komisariatin e Policisë duke bërë “selfie” brenda një zyre, ndërkohë që efektivi që ndodhet me të detyrohet të mbulojë fytyrën me një fletë që të mos dallohet.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-covid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.

Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin”, shkruan Elona Guri.

Befason ish-deputetja e LSI-së, bën “selfie” në

Leave a Reply