Sulmuesi i Shqipërisë , Bekim Balaj vazhdon të tregojë një formë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur golin në Austri me skuadrën e tij Sturm Graz.
Balaj u aktivizua në minutën e 73′ ndaj Austria Vjenës, ku skuadra e shqiptarit triumfoi 4-0.
Ishte pikërisht shkodrani që shënoi golin e katërt për Sturm Grazin në minutën e 93.
Ky është goli i tretë i Bekim Balajt me skuadrën austriake, teksa vazhdon me formën e mirë.
Ai shënoi edhe ndaj Kosovës me Shqipërinë, në sfidën e 11 nëntorit, ku Shqipëria fitoi 2-1.