Berlusconi: Trumpi humbi shkaku se ishte agresiv, shumë shpesh ishte arrogant

Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale për shkak të arrogancës dhe agresivitetit të tij,

Kështu së paku tha ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili e ka mik të mirë presidentin e SHBA-së.

“Unë mendoj se ai u mund në këto zgjedhje për shkak të qëndrimit të tij, shumë shpesh ishte agresiv, shumë shpesh shumë arrogant”, tha Berlusconi për televizionin, RAI.

Theksojmë se edhe disa senatorë republikanë e kanë këshilluar Trumpin të mos i pranoj rezultatet e zgjedhjeve presidenciale derisa ka vend për kontestimin e tyre.

Ndryshe, Joe Biden deri më tani ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 214 ndërsa fituesi shpallet kandidati që siguron 270 vota.

Leave a Reply