BFI-ja digjet Mulla Sula krifet

Në Bashkësisë Fetare Islame të Mulla Sulës, po vlon!  Zënkat e ndërsjella tashmë janë ngritur dhe në nivel publik. Ofendimet shkojnë prej “ti je zinaxhi” e deri te ti je “hajdut”! Një frikë dhe një pasiguri e ndjeshme po ndjehet në BFI-në e Mulla Sulës. Të gjithë po presin “shkopin” e Sulejman Rexhepit menjëherë pas nisjes së haxhinjëve. I inatosur nga pamundësia për të udhëtuar për shkak të futjes në “listën e zezë” arabe, Mulla Sula do ta përvëlojë samarin, ndërsa do ta përgëdhelë gomarin

Shkruan Nefail Zajmi

Se nuk po i vejnë punët ashtu siç i planifikon Mulla Sula në firmën e tij private, në BFI-në e vet, kjo po vërehet edhe përmes anëtarëve të Rijasetit në njërën anë dhe, raporti i Mulla Sulës me ata anëtarë tashmë të delegjitimuar të Rijasetit formal.

Natyrisht, nuk i ka në vijën e përcaktuar prej tij dhe, meqë nuk i ka, nuk është në gjendje as që t’i kontrollojë dhe t’i bindë për t’i shërbyer edhe më tej verbërisht, prandaj, tashmë, deri sa ka qenë në plazhet greke për pushime, ka hartuar një strategji dhe plan të ri, sipas të cilit, do të largohen disa myfti dhe do të sjellë figura të reja pakurrizorë.

Dy anëtarët e Rijasetit të Mulla Sulës tashmë edhe publikisht, nëpër rrjetet social, po fjalosen e shahen, duke i nxjerrë të gjitha të palarat e BFI-së sheshit! Madje zënka e tyre ka shkuar deri në akuza të vjedhjes dhe të amoralitetit (zinasë)! Në Rijaset paska zinaxhi?! Kjo akuzë jo pak herë i është drejtuar Isa Ismailit, Myftiut të Shtipit, por, që të shpërthejë kjo edhe brenda BFI-së, kjo nuk është dëgjuar që kur u plasuan informatat se nëpër “bombat” e Zajevit gjenden edhe incizime filmike nga kamerat e instaluara në BFI të bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe të familjarëve të Mulla Sulës duke ecur lakuriq korridoreve të BFI-së me femra të huaja! Tani, këto fakte vërtetohen dhe pohohen madje nga vetë anëtarët e Rijasetit të Mulla Sulës! Është e pamoralshme që këtu të përmenden edhe emrat e atyre grave që po lakohen nëpër ofendimet e ndërsella në mes të, bie fjala, Myftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahut dhe, anëtarit tjetër, përfaqësuesit të Bankës Islamike për Zhvillim, Ali Al-Barakuni!

Zënka e këtyre dy bashkëpunëtorëve besnikë të Mulla Sulës nuk konsiston në probleme fetare, në përpjekje për avansim të jetës fetare islame, as në angazhim rreth aktiviteteve të ndryshme fetare, por, thjesht, konsiston në prishje të balanseve të interesave personale. Ali Barakuni ankohet se Shaqir Fetahu e ka përjashtuar nga përfitimi nga një investim arab të cilin në Gostivar e paskësh sjellë pikërisht Ali AlBarakuni. I njëjti ka vendosur që mos të hesht por të flas dhe të tregojë se projektin nga i cili po përfiton vetëm Mulla Sula dhe Nevzat Bejta, ia paska vjedhur Shaqir Fetahu, njëri prej bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete që i sillet përreth Mulla Sulës.

Rënia drastike e përfitimeve nga aksionet fetare, prej të cilave ngritet buxheti vjetor i BFI-së nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, armiqësia gjithnjë e më e theksuar në mes vete e bashkëpunëtorëve të Mulla Sulës, armiqësi kjo natyrisht e cytur dhe e motivuar nga vetë Mulla Sula, do ta detyrojë këtë të fundit që të ndërmarrë masa drastike në emër të reformave në BFI të cilat me aq ngulm po kërkohen nga oponentët e tij. Me këtë akt, me këtë strategji të përciptë, Mulla Sula po mendon se do të arrijë që t’i neutralizojë kërkesat dhe angazhimet e oponentëve të tij, të cilët tashmë kanë dalur edhe me projekt konkret se si do të realizohen ato reforma dhe si do të nxirret nga kriza Instituioni i vetëm fetar islam në Maqedoni, BFI-ja!

Mulla Sula nuk do të mundet që edhe më tej t’i përballojë reagimet lidhur me raportet që ka ngritur në mes të bashkëpunëtorëve të vet dhe bllokadën që e ka krijuar për gjeneratat e reja. Për shembull, edhe pse tash e një vit Isa Ismailin, ish-myftiun e Shtipit tashmë e ka pensionuar, akoma e mban si Myfti, sepse, Isa Ismaili e ka kapur për qafe! Nuk mund ta nxjerrë në pension sepse nuk ia ka paguar të gjitha kontributet e sigurimit dhe të pensionit. Ndërsa ky nuk guxon të reagojë zëshëm pasi që në duart e Mulla Sulës gjenden deklaratat dhe faktet që flasin për disa punë të këtij farë ish-myftiut të Shtipit. Nga ana tjetër, të gjithë myslimanët e vendit e dinë se e ka pensionuar edhe Rexhep Jusufin, myftiun që u soll dhunshëm në Myftininë e Shkupit, madje me ceremoni nusërore, në restorant, ku edhe ia kanë dorëzuar “pajën e nusërisë”, një palë rrobe nga “Pier Carden”-i! I njëjti edhe më tej vazhdon si myfti, duke marrur rrogë! Ka hequr imamë të rinj e ka emëruar pensionistë. Dhunshëm e ka larguar duke e nxjerrë në pension të dhunshëm njeriun që ka kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes islame dhe në avansimin e jetës fetare islame në Maqedoni, deri më tani drejtorin më të suksesshëm të Medresesë ISA BEU, Bahri ef. Aliun, i cili, meqë e ka në grusht Mulla Sulën, i jep të drejtë dhe forcë vetes për ta injoruar tërësisht ceremoninë e pensionimit të përgatitur nga ana e Mulla Sulës, duke ia refuzuar edhe peshqeshin prej një palë kostumeve.

Pra, strategjia e Mulla Sulës e dalur nga pushimet nëpër plazhat greke, ngritet mbi dy shtylla: viktimizim të bashkëpunëtorëve “të padëgjueshëm” dhe rrebelë dhe, emërim të kuadrove anonim, të gatshëm për nënshtrim. Që të dyja këto shtylla i ka ngritur me qëllim që t’u përçojë mesazhe të gjithë kritikuesve të tij që theksojnë fuqishëm se Mulla Sula nuk ka të drejtë as në sjellje të vendimeve, as në nënshkrim të tyre, sepse, vetë është i fallsifikuar, jo legal dhe, si i tillë, ilegjitim. Pa largim të kryebanditit, të vetë Mulla Sulës, nuk mund të flitet për ndryshime apo reforma në BFI! BFI-ja duhet të shpëtohet, e cila për momentin po lëngon nën kthetrat e Mulla Sulës i cili këtë institucion e koncepton vetëm si “mall të babës” prej nga mund të pasurohet natë e ditë! Fatkeqësisht!

Leave a Reply