BFI-ja si “subjekt partiak” me histori të trishtueshme e me “lider” dështak

Këto ditë, Sulejman Rexhepi, deri sa po qëndron në llixhe kuruese, i shkoi haberi se duhet që të shërohet, të forcohet dhe të jetë në top formë, sepse si asnjëherë më parë tash i duhet BDI-së. Nëse nuk angazhohet fuqishëm dhe, nëse nuk ua mbanë dyzginat fortë bashkëpunëtorëve të vet, dobësimi i BDI-së do të jetë i pashmangshëm dhe për këtë trend negativ përgjegjësi do të mbajë edhe “reisi” më i pasur në rajon dhe më gjërë! Hipotekë shumë e rëndë kjo, për atë që ka dy gram mend

Shkruan Ukë Tetova

Në Maqedoninë e Veriut po paralajmërohet një fushatë zgjedhore tepër e ashpër. Vështirë se do të shkojë puna lehtë e qetë. Këto zgjedhje për partitë në këtë shtet po përceptohen si “të jeshë a të mos jeshë”! Jo vetëm në taborrin e partive maqedonase, por po kaq përvëluese është edhe te taborri i partive shqiptare. Pa dyshim, me parinë shqiptare që po paraqitet si forcë numër një, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), shqiptarët janë të lodhur, të zhgënjyer e të stërmashtruar! Për këtë fakt tashmë janë të vetëdishëm edhe vetë udhëheqëst e BDI-së, prandaj ia kanë frikën rrjedhës së elektoratit kah tri partitë opozitare: Aaleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, Besa e Bilall Kasamit dhe, Alternativa e Afrim Gashit! Këtë rrjedhë të elektoratit po e ndjejnë edhe vetë këto parti opozitare dhe, kjo dukuri, fatkeqësisht, sikur po i trimëron dhe po i bindë se dalja në zgjedhje pa koalicione parazhgjedhore do të jetë në të mirën e tyre. Kështu po mendojnë të tri partitë opozitare shqiptare. Ndaj dhe, në fushatë do të futen me tërë kapcitetet që i kanë, qoftë njerëzore, partiake, financiare etj.
Fatkeqësisht, matja kokëforte e forcave partiake shqiptare do t’i thyej brinjët e Bashkësisë Fetare Islame. Ky Institucion rrezikohet që të përjetojë goditje përçarëse deri në lëçitje, shkatërrime e ngatërresa familjare, lokale, vendore dhe më gjërë.
Këto ditë, Sulejman Rexhepi, deri sa po qëndron në llixhe kuruese, i shkoi haberi se duhet që të shërohet, të forcohet dhe të jetë në top formë, sepse si asnjëherë më parë tash i duhet BDI-së. Nëse nuk angazhohet fuqishëm dhe, nëse nuk ua mbanë dyzginat fortë bashkëpunëtorëve të tij, dobësimi i BDI-së do të jetë edhe si pasojë e neglizhencës së tij si “reis”! Hipotekë shumë e rëndë kjo, për atë që ka dy gram tru.

Megjithatë, në të tri patitë, sikundër edhe në atë të BDI-së, tashmë janë pozicionuar edhe elementi teologjik, kleri mysliman i vendit dhe, thuase janë besatuar fuqishëm me paritë partiake. Ky besatim nënkupton edhe mospërfillje të urdhërave eventuale të Sulejman Rexhepit për t’u vënë të gjithë në funksion të ndihmës për BDI-në! Pasojat i dinë dhe i kuptojnë të gjithë, sikundër edhe faktori ndërkombëtar, i cili, po flitet se, ka formuar komision intern për ta ndjekur kësaj radhe aktivitetin politik të BFI-së së Sulejman Rexhepit. Pra, BFI-ja kësaj radhe do të jetë nën monitorim të ndërkombëtarëve në aspektin e angazhimeve të saj partiake.
Është edhe një numër dashamirësh të BFI-së që kanë filluar t’i çojnë selame Sulejman Rexhepit që, të qëndrojë sa më larg angazhimeve partiake, mos ta përçajë klerin e vendit duke u munduar ta mbajë të lidhur për bisht të BDI-së dhe, le t’i dedikohet më shumë zgjidhjes së qindra problemeve që i janë grumbulluar, si të natyrës organizative ashtu edhe të natyrës juridike, financiare e të kontrollimit të të gjitha xhamive të vendit. Shtabet e Sulejman Rexhepit, caktimi i personave (me biografi të dyshimtë) se kush do të drejtojë me ato shtabe që do të jenë në funksion të prurjes së votave për BDI-në, edhe kësaj radhe, si deri më tani, do të jenë të kota, sepse, në fund, kësaj radhe Sulejman Rexhepi do të dalë edhe më shumë i mashtruar dhe, nuk do t’i plotësohet asnjë kërkesë nga marrëveshjet interne që parashohin ekskluzivisht mbrojtje juridike personale për Sulejman Rexhepin dhe avansime familjare në karrierë!
Maqedonia e Veriut është nën vëshgimin e fuqishëm të “syrit të dronit”, që pezullon nga hapësirat instucionale të BE-së, kështu që, jo vetëm zgjedhje perfekte, të lira e të ndershme, të përcjella me një fushatë parazgjedhore festive, por, i duhet që t’i kryejë edhe detyrat që i ka me prioritet: reforma në drejtësi dhe në administratë! Nuk ka më kredite gjyqsore e as administrative!
Gjithçka do të jetë nën llupë, kështu që, edhe Sulejman Rexhepi është mirë që, mos ta dëmtojë kot e kot shëndetin e vet, mos të kërkojë prej nëpunësve të tij pozicionim partiak pro-BDI-së duke i kërcënuar se do t’i largojë nga puna dhe as mos të futet në marrëveshje mafioze me “shtabe” të diskutueshme partiake! Nëse në zgjedhjet e fundit, siç flitet, ka paguar vota në vlerë prej 9000 denarëve, për t’i siguruar 3-4 punësime në pushtetin lokal, kësaj radhe, do të paguaj vetëm premtime të kota dhe do të akumulojë zhgënjim bakterial!
Bashkësia Fetare Islame është Institucion apolitik dhe mbipartiak! Të gjitha partitë e proviniencës myslimane kanë detyrime të veçanta ndaj këtij Institucioni, të gjithë e kanë detyrë që të sillen në mënyrë sa më korrekte me këtë Institucio, të gjithë e kanë obligim moral, partiak e kombëtar që ta ndihmojnë Institucionin, ta ruajnë nga “syri i keq” dhe, ta përkrahin, pavarësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë!
BFI-ja nuk guxon që të lëshohet në përkrahje të asnjë partie. Zgjedhjet janë betejë partiake dhe, çdo futje në këtë betejë është flijim i kotë, me kosto të parikuperueshme për një kohë të gjatë. Sulejman Rexhepi nuk guxon ta gënjejë udhëheqësinë e BDI-së dhe t’ia premojë tërë klerin mysliman në shërbim të partisë së tij, sepse, jo vetëm që nuk e ka këtë tagër, jo vetëm që nuk e ka këtë mundësi, jo vetëm që nuk e ka shpirtin e klerit në grusht por, mbi të gjitha, duhet ta respektojë lirinë dhe mendimin e bindjen e çdo individi, pra, edhe të atyreve që i ka “nën varshmëri”! Pozicionimi i tyre për jetë aktive në parti e politikë ia jep të drejtën e “suspendimit të tyre”, duke ua ruajtur vendin e punës në radhët e BFI-së, por, vota, fjala e mirë, simpatia e hapur për një opcion partiak është e drejtë e plotë, si e çdo qytetari të vendit, i cili i ka edhe përcaktimet dhe bindjet e veta politike, i ka obsionet dhe vendimet personale dhe, mbi këtë nuk ka të drejtë askush të pretendojë se ka autoritet dhe forcë për t’i ndryshuar ato në të mirë të obsionit të tregtuar!
Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, lidhja kastraveca e partive politike me Sulejman Rexhepin nënkupton kontribut në shkatërrimin e më tejmë të Institucionit të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut që e përbejnë elektroatin e të gjitha partive të kësaj provinience. Për këtë fakt tashmë janë të vetëdishëm e të bindur edhe qytetarët e vendit, ndaj dhe, bashkëpunimi i cilësdo parti me Sulejman Rexhepin paraprakisht nënkupton ikje të elektoratit nga ajo parti e nga matrapazët që karrierën personale e kanë të vetmin synim.

Leave a Reply