Biden: Maska do jetë me detyrim/ Trump: Zgjedhjet u manipuluan

Refuzimi i Presidentit Donald Trump për të bashkëpunuar po e detyron Joe Biden të kërkojë zgjidhje për të përballuar pandeminë përmes një takim virtual me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Presidenti i zgjedhur është shprehur se  beteja kundër koronavirusit është një lufte dhe se duhet një komandat i përgjithshëm ndërsa theksoi se do të i kërkoi guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, si dhe distancimin fizik.

Po punojmë përmes një serie opsionesh rezervë për të bërë më të mirën e mundshme për t’u përgatitur për sfidat me të cilat do të përballem sa më shpejt që të marrë detyrën ne Janar. Do të bëj gabime. Por ju premtoj se do t’i pranoj kur t’i bëj dhe do të marrë përgjegjësi Do të përdor Ligjin e Autorizimit për Mbrojtje, Fjalët e një presidenti amerikan kanë rëndësi. Do i kërkoj guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik, tha Biden.

Ndërkohë Donald Trump në një postim në rrjetin sociale, Twitter, ka thënë se i ka fituar zgjedhjet dhe ka ngritur  serish pretendimin se në shtete të lëkundura, ku është shpallur fitues Biden, ka pasur manipulime.

“I FITOVA ZGJEDHJET. MANIPULIM VOTASH NË TË GJITHË VENDIN!”  shkruan presidenti .

Numërimi i votave është drejt përfundimit, por të gjitha grupet kryesore mediatike në shtetet e bashkuara kanë shpallur fitues Joe Biden.

Leave a Reply