Biden pas konfirmimit të fitores: Demokracia u vendos në provë, por qëndroi e fortë

Joe Biden ka fituar zgjedhjet e nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, duke mundur rivalin e tij Donald Trump.

Pasi shteti i Kalifornisë i dha Biden 55 votat e tij zgjedhore, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të SHBA-ve zgjodhën zyrtarisht Bidenin president të ardhshëm të SHBA-ve.

Biden ka thënë se është koha për një fillim të ri. Ai u shpreh se demokracia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është testuar dhe kërcënuar, ndërsa dënoi përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatin.

“Në Amerikë, politikanët nuk e marrin pushtetin, është populli që ua jep atyre. Flaka e demokracisë është ndezur në këtë vend shumë kohë më parë. Këtë flakë nuk mund ta shuajë një pandemic apo një abuzim i pushtetit.”

Leave a Reply