Bilanci në Kosovë: 7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19

Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 250 raste të reja.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 454 testime, 250 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë.

Numri total i rasteve në Kosovë ka arritur në 9049, ndërsa raste aktive janë 3804. Deri tani janë shëruar 3804 persona.

Sërish Prishtina ka më shumë raste të reja, 65, pasuar nga Mitrovica me 26 e Peja me 19. Në Gjilan e Prizren janë regjistruar 18 raste. Po ashtu në Gjakovë janë regjistruar 14 raste të reja, në Drenas e Lipjan nga dhjetë, në Fushë Kosovë e Klinë tetë, në Obiliq shtatë, në Kaçanik e Viti gjashtë, në Skenderaj, Vushtrri e Malishevë nga pesë, në Kamenicë, Suharekë nga katër, në Dragash, Ferizaj nga tri, ndërsa Rahovec dy. Nga një rast është regjistruar në Istog, Podujevë, Shtime e Zubin Potok.

Leave a Reply