Bllokohen 25 makina nga policia, nuk kishin lejen e autorizuar për qarkullim

Pas Durrësit, edhe në Tiranë janë kapur rreth 25 makina pautorizim për të qarkulluar.

Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se 25 makina që nuk kishin lejen e posaçme janë bllokuar nga policia.

Ndërkohë edhe në Durrës dhjetë drejtues automjetesh që thyen urdhrin e moslëvizjes me automjete nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm janë shoqëruar në polici.

Ata do të procedohen në bazë të Kodit Rrugor për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Leave a Reply