Blushi këmbëngul për zgjedhje

Ben Blushi ngulmon në respektimin e statutit të Partisë Socialiste, për zgjedhje të kryetarit të saj. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, deputeti i vetëshpallur si kandidat për kryetar të PS-së, deklaroi se socialistët po shkojnë në një Kongres ku nuk do të zgjidhet kryetari, paçka se është detyrim statutor. 

“Ajo që nuk pranoj është zbatimi me dy standarde. Rama nuk foli. Ky është një mandate i grabitur, me të cilin nuk pajtohem dhe nuk do të pajtohem.”

Blushi thotë se me këtë frymë, mazhorancës socialiste mund t’i lindë e drejta të vendosë të mos zhvillojë as zgjedhje politike në 2017. Blushi, tashmë në konflikt të hapur publik me kryetarin Rama, e sfidon me një proces zgjedhor, që mund t’a tejkalojë anëtarësinë e partisë. Meqenëse në daljet publike citon statutin, Blushi nuk qartësoi nëse do të ndërmarrë një nismë për thirrjen e një referendum të brendshëm. Në mbledhjen e grupit, të vetmit debat kandidati për kryetar të PS e pati me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Në përgjigje të ankesave të Blushit, nuk foli kryesocialisti Rama. E mandatuar ishte deputetja Olta Xhaçka. Kongresi i PS është vendosur të mbahet më 19 mars, ndërkohë që është vendosur, ashtu sikurse tha Blushi për mediat, të mos ketë asnjë mbledhje te Asamblesë Kombëtare, një detyrim procedural.

Leave a Reply