Boris Johnson: Kemi vaksinuar 4 milionë britanikë deri tani

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se deri tani janë testuar kundër koronavirusit rreth katër milionë britanikë. Sipas tij, gjysma e tyre janë qytetarë mbi 80 vjeç dhe të moshuarit në shtëpitë e kujdesit.

“Ne kemi vaksinuar rreth katër milionë njerëz deri tani. Kjo është padyshim inkurajuese. Të moshuarit mbeten përparësi, por duhet që të kemi sa më shumë vaksina në dispozicion që ta përfitojnë atë edhe grupe të tjera.”

Sa i takon lehtësimit të masave, Johnson tha se kjo do të varet nga ecuria e vaksinimit, nga të dhënat epidemiologjike dhe nëse do të ketë mutacione të reja të virusit.

Leave a Reply