Bota në alarm nga koronavirusi, izolohen 56 milionë njerëz në Kinë

Rëndohet bilanci i viktimave në Kinë për shkak të koronavirusit. 41 të infektuar kanë ndërruar jetë, ndërsa më shumë se 1300 të tjere jane prekur që nga zbulimi i tij në qytetin e Wuhan. Viktimë kanë mbetur edhe dy mjekë, njëri per shkak te prekjes nga virusi, dhe tjetri nga mbilodhja e trajtimit të pacientëve.

Situata paraqitet kritike, pasi koronavirusi është përhapur tashmë edhe jashte Kines. Edhe në Francë, raportohet për të prekur. Në Mbretërinë e Bashkuar janë disa raste të dyshuara. Por situate mund të bëhet edhe më kritike pasi kohët e fundit janë rreth 2000 njerëz që kanë fluturuar nga Provinca Hubei drejt Britanisë së Madhe.

Këtë të shtunë, Australia konfirmoi 4 persona të prekur një në Melburn dhe 3 në Sidnei. Edhe shtetet e bashkuara kane njoftuar perhapjen e virusit. Më rëndë situate paraqiet në Rajonin e Azisë, fqinjët e Kinës. Ditët e fundit janë dhjetra njerëz të raportuar në Tajlandë, Singapor, Japoni, Tajvan, Malajzi, Vietnam, Korenë e Jugut dhe Nepal.

Autoritetet kineze kanë vendosur kufizime në udhëtime. Përveç pezullimit të linjave ajrore, trenave dhe metrove, autoritetet kineze kanë vendosur që nga e djela asnjë automjet privat nuk do të lëvizë në qendrat e qyteteve.

Në të gjithë territorin e Kinës po kontrollohen qytetarët për shenja të virusit, për të identifikuar sa më parë të prekurit. Në Hong Kong shkollat janë mbyllur dhe nuk dihet se sa do të zgjasë situate e emergjencës. Ende nuk është zbuiluar një kurë apo vaksinë për të parandaluar efektin e koronavirusit.

Ekipet e shkencetareve ndërkohë ndodhen në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka klasifikuar ende virusin një “emergjencë ndërkombëtare”, për shkak të numrit të ulët të rasteve të identifikuar jashtë kufijve të Kinës.

Leave a Reply