Britania e Madhe regjistron rekord të ri të rasteve ditore COVID-19

Britania e Madhe regjistroi sot një rekord të ri përsa i përket rasteve të diagnostikuara të COVID-19, ndërsa vendi ka hyrë në bllokim të plotë.

Një total prej 60 916 rastesh të reja dhe 830 vdekjesh u raportuan sot në mëngjes, sipas Shëndetit Publik të Anglisë.

Ky ishte numri më i lartë i infektimeve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë, raporton ATSh. Të hënën, Anglia dhe Skocia njoftuan bllokim të plotë në të gjithë vendin.

Uellsi është në bllokim që nga 20 dhjetori, ndërsa Irlanda e Veriut është në javën e dytë të një bllokimi gjashtëjavor.

Leave a Reply