Britania konfirmon sot 449 viktima, vijon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është rritur në 29.876, pasi gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 449 viktima të tjera. Këtë të mërkurë u shënua edhe shifra më e ulët ditore që nga fundi i marsit.

Anglia regjistroi 331 vdekje të reja, Skocia regjistroi 83, Uellsi raportoi 21 dhe Irlanda Veriore shënoi 14.

Aktualisht, Britani e Madhe ka numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në Evropë nga koronavirusi.

Shifrat u bënë të ditura këtë të mërkurë nga vetë kryeministri Boris Johnson, i cili raportoi sot për herë të parë që kur arriti të fitonte ndaj virusi.

Leave a Reply