Bullgaria u thotë jo negociatave për Maqedoninë e Veriut

Sofja do të votojë pro Shqipërisë në Këshillin Europian

Bullgaria do të votojë kundër hapjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zakarieva, tha për mediat bullgare se Sofja nuk mund të mbështesë fillimin e negociatave me Shkupin, për shkak të divergjencave në lidhje me çështjen e gjuhës dhe dallimeve historike midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.

“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme.

Ndërkohë, ministrja tha se për Shqipërinë, vota e Bullgarisë do të jetë pro negociatave.

Leave a Reply