Burri shtyn fëmijën 8 vjeç para trenit

Një aksident tragjik është regjistruar në 9.50 me orën lokale në Frankfurt, në rrugën nga Duesseldorf në Mynih.

Një 40 vjeçar në stacionin kryesor të trenit shtyu një djalë tetë-vjeçar në shina. Fëmija gjeti vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Sipas policisë gjermane, njeriu e shtyu edhe nënën e djalit, por ajo arriti të shpëtojë dhe u transferua në spital. Pak kohë më pas, 40-vjeçari u përpoq të shtynte një burrë tjetër, por nuk arriti ta rrëzonte.

40-vjeari arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes dhe nga hetimet që janë duke u zhvilluar, autoritetet thonë se vrasësi nuk ka lidhje me viktimat e tij.

“Në atë moment ata po bërtitsin”, – tha një dëshmitar në rrjetin televiziv Hessenschau.

Duke përshkruar incidentin, zëdhënësi i Policisë së Frankfurtit, Isabel Neumann shpjegoi se nëna e tij “ishte në gjendje, që të ruhej, por për fat të keq fwmija i goditur nga treni ICE pësoi dëmtime fatale.”

Leave a Reply