Bylykbashi: Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet rotacioni politik

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se janë vendosur disa garanci që maxhoranca të mos kapë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai tha se kanë siguruar garancinë që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. 

Në një komunikim për mediat, Bylykbashki theksoi se u arrit të krijohej një kod që siguron votën e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.

“Dakordësia e datës 5 qershor do të jetë e plotë. Garancitë të jenë të plota dhe qeveria të mos prekë administrimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim do të trajtohen çështje , do të përfundojë draftimi i tyre. Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se roli i opozitës do të jetë kërkesa e llogarisë për zbatimin e çdo pike të kësaj marrëveshjeje.

“Çdo pikë të zbatohet deri në fund se ka të bëjë me atë moment historik dhe prerje duarsh për këdo që kërkon të ndërhyjë në rezultat. Në këtë fazë të dytë përgjegjësia e monitorimeve do të jetë objektiv kryesor.”

Leave a Reply