Çavusoglu: Azerbajxhani ka fuqinë të rimarrë tokat e veta, por ne nuk hezitojmë për mbështetje

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia, në rast se kërkon Azerbajxhani, nuk do të hezitojnë të japin mbështetje.  

Çavusoglu në konferencën e përbashkët për shtyp në Romë me homologun italian, Di Maio u shpreh edhe në lidhje me konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Ai theksoi se Turqia gjithmonë kërkon që ky problem të zgjidhet me rrugë paqësore dhe mbron zgjidhjen e problemit në kuadër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Por deri më tani nuk është hedhur asnjë hap. Azerbajxhani ka fuqinë për të rimarrë tokat e veta. Në mënyrë që Azerbajxhani të shpallë armëpushim duhet që Armenia të tërhiqet nga tokat e Azerbajxhanit. Deri më sot Azerbajxhani nuk na ka bërë asnjë kërkesë konkrete, por nëse bën, ne do e mbështesin, kush të dojë le të thotë ç’të dojë”, u shpreh Çavusoglu.

Ai tha se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron të bëjë diçka, duhet që të tërheqë menjëherë Armeninë nga tokat e Azerbajxhanit.

Ministri turk bëri të ditur se paqja dhe stabiliteti në rajon do të jetë më shumë në dobi të Armenisë dhe shtoi: “A preferoni paqen edhe qetësinë apo luftën? Armenia duhet të vendosë në këtë çështje”.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, shefi i diplomacisë turke tha: “Nëse Bashkimi Evropian kërkon të jetë një organizatë globale duhet të jetë e aftë t’i thotë Greqisë se e ka gabim. Ne me disa gjeste e treguam se jemi qëllim-mirë. Treguam gjithashtu se jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Ejani dhe punojmë së bashku për një ndarje të drejtë. Këtu rruga e BE-së është e rëndësishme”./TRT/

Leave a Reply