Çelja e negociatave, Rama: Ne plotësuam kushtet, tani…

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të LSI-së, Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se tashmë hapja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian nuk është në dorë të Shqipërisë.

Ai tha se vendi ynë i ka plotësuar kërkesat për çeljen e tyre dhe tashmë është në dorë të Brukselit hapja ose jo e bisedimeve të anëtarësimit.

“Hapja e negociatave nuk është më një çështje që lidhet me çfarë bëjmë ne. Mjafton të kujtoj se u vendos si pikë fundore për hapjen e tyre reforma kushtetuese. Reforma kaloi dhe negociatat nuk u hapën. Pastaj u vendos vettingu dhe kjo është për t’u parë, sepse Vettingu kaloi dhe tani pritet zbatimi. Nëse BE do të kërkojë më shumë kohë, mund të vazhdojë të thotë “thellohuni” dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë “thellohuni”. Pastaj dolën edhe zgjedhjet e lira dhe në vlerësimin tonë, zgjedhjet janë vlerësuar pozitivisht”, u shpreh ai. 

Leave a Reply