Champions League/ PSG mposht United, Barcelona dhe Juventus bëjnë detyrën

Mbrëmja e të mërkurës mbylli dhe ndeshjet e parafundit të fazës së grupevenë në Uefa Champions League. Barcelona, edhe pse pa Messin shkatërroi me goalead Ferencvaroshin e Myrto Uzunit.

Katalanist bënë gjithcka mirë pjesën e parë dhe tundën rrjetë kundërshtare plotë 3 herë. Grizman, Breithuejt dhe Dembele ishin protagonistët kryesorë në takim ndërsa sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni luajti për 90 minuta. Ndërkohë dhe Juventus bëri detyrën teksa fitoi 3-0 në shtëpi përballë ukrainasve të Dianamo Kyev. Italianët edhe pse e kishin siguarar kualifikim për në turin tjetër , zbritën në fushë vetëm për fitore duke shpresuar deri në fund për vendin e parë në grup. Chiesa, Ronaldo dhe Morata vendosën fatin e takimit dhe mbyllën ndeshjen me shifrat 3-0. Megjithatë Barcelona vijon të kryesojë grupin G me 15 pikë, 3 më shumë se Juventusi i vendit të dytë.

Spektakël kishte dhe në ndeshjen e grupit H mes Manchester United dhe PSG e mbyllur me rezultatin 1-3 në favor të francezëve. Një fitore mes emocionesh dhe golash për skuadrën e Tuhel që e kërkonte me ngulm fitoren. Takimi u zhbllokua që në minutën e 6 me Neymar ndërsa po në pjesën e dytë Rashford vendosi sërish baraspeshën. Megjithatë francezët nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish golin e avantazhit me Markinjos dhe më vonë me Neymar duke siguruar kështu 3 pikë të rëndëishme në grup. Tani më gjithcka do të vendoset në ndeshjen e fundit të fazës grupeve kur Manchester United do të ndeshet në trasnfertë me Laipzig ndërsa kampinët e francës do të presin turqit e Bashakshehir.

Ndërkohë në grupin E , Celsi shkatërroi Sevijën në shtëpi me rezultatine thellë 4-0. Një ndeshje që luftohej për vendin e parë në grup ndërsa anglezët nuk patën fare mëshirë. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte padyshim Giroud i cili shënoi katër gola në portën e spanjollësve dhe dërgoi skuadrën në krye të grupit me 13 pikë , 3 më shumë se Sevija e vendit të dytë.
Në grupin F, Dortmund dhe Lazio janë ndarë në paqe me nga një pikë me njëra-tjetrën . Një barazim që mban në vendin e parë gjermanët me një pikë më shumë se kyreqytetasit e italisë.

Leave a Reply