Çka është Sulejman Rexhepi nëse jo ekstremist dhe radikalist?!

“Ekstremist është personi i cili beson se është i vetmi i cili posedon të vërtetën, kurse të gjithë të tjerët që janë kundër të vërtetës së tij, janë në rrugë të gabuar”! (Muntesir es-Zijati)

Shkruan Edibe Myrtezani

A keni dëgjuar se si Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti, dy hajnat e pangopshëm, ata që e krminalizuan deri në pikë të fundit humanitetin e shqiptarëve të vendit, pa fije turpi thonë “po e luftojmë me sukses ekstremizmin dhe radikalizmin fetar”! Kush janë “bartës” të kësaj dukurie në RMV? Natyrisht, sipas kësaj dysheje të poshtër, myslimanët, të cilët në shumicë absolute janë shqiptarë! Pra, sipas këtyre dy hajnave, del puna se “ekstremizmi dhe radikalizmi” me shumicë gjendet te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Kurrë, ama bash kurrë, nuk ka ndodhur në historinë shqiptare që ky popull të shquhet nga ndonjë fije ekstremizmi apo radikalizmit!

Shqiptarët janë populli që më së shumti e ka luftuar këtë dukuri, duke e dëbuar edhe si nocion të thjeshtë nga vetëvetja, prandaj dhe, bota shqiptarët i njeh si popull me një tolerancë absolute fetare, si popull që është shembull unikat në kultivimin e bashkëjetesës fetare. Pse kjo vlerë kombëtare i pengon Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit?

Në një shkrim të vetin, profesor Xhabir Hamiti, duke folur mbi ekstremizmin dhe radikalizmin, na e sjell edhe një definicion të një avokati nga Egjipti, Muntesir es-Zijati, spas të cilit “Ekstremist është personi i cili beson se është i vetmi i cili posedon të vërtetën, kurse të gjithë të tjerët që janë kundër të vërtetës së tij, janë në rrugë të gabuar”! Ky definicion i mrekullueshëm na e bën të qartë se, bazuar në veprimet tridekadëshe, i vetmi ekstremist në Republikën e Maqedonisë së Veriut na del se është Sulejman Rexhepi!

Në Mqedoninë e Veriut, si gjithandej në botë, shqiptarët kurrë nuk kanë shkaktuar ndonjë problem ndërfetar, kurrë nuk kanë imponuar pikëpamje fetare, qoftë myslimane qoftë të krishtere, kurrë nuk kanë shprehur orientime që problemet kombëtare t’i zgjidhin bazuar në çështjet e interpretimeve fetare. Asnjëherë personat të cilët janë dalluar me ndonjë shenjë a “simbol fetar” (mjekër, mbulesë, pantallone të shkurta, burka etj.) nuk janë kualifikuar si persona labilë, me njohuri të mangëta mbi kulturën dhe traditën kombëtare, por, paragjykimi i tyre me “ekstremist”, “radikalist” e “terrorist” ka qenë metoda e vetme e Sulejman Rexhepit për t’i luftuar dhe për t’i mbajtur gjithnjë larg “grazhdit” të tij sallamadi!
Paragjykimi i tyre nga ana e Sulejman Rexhepit ka arritur edhe deri te ofendimi “djall” apo “ushtarë të djallit”! Të gjithë këta “radikalistë dhe ekstremistë” kanë punuar dhe punojnë nëpër xhami dhe organe të BFI-së, ku natyrisht, pa dekretin e reisit nuk mund të futet as këmba e djathtë dhe as e majta! I janë dashur në numër sa më të madh këta “ushtarë të djallit”! I janë dashur edhe radikalistë, edhe ekstremistë, si në interpretime por, mundësisht edhe në veprime. Si veprim e merr rastin e Xhamisë “Isa Beu” kur, në momentin kur imami i xhamisë (Ramadan ef. Ramadani) thërret në falje, dikush provokon dhe krisë dajaku në mes të xhamisë! Në fakt, si askund tjetër dhe asnjëherë më parë, doli në pah se në mesin e shqiptrëve të Maqednisë së Veriut kishte lëshuar rrënjë “ekstremizmi dhe radikalizmi” politik, majtistët dhe djathtistët provokuan konflikt në mes të xhamisë! Një grup militantësh politikë të BDI-së sulmuan ish-deputetin e PPD-së, i cili, ndaj BDI-së kishte qëndrime ekstremisht të kundërta të cilat madje i shprehte publikisht. Këtë fatkeqësi kombëtare e shfrytëzoi dhe akoma e shfrytëzon Sulejman Rexhepi për përfitime personale! Ramadan Ramadani sot është funksionar qeveritar, është drejtor i Qendrës Kulturore Maqedonase në Stamboll.
Bekir Halimi, i cili dikur akuzohej si “lideri i esktemistëve dhe radikalistëve” të vendit, u punësua nga Sulejman Rexhepi dhe u bë një ndër bashkëpunëtorët më të mir të tij! Për efendi Bekirin raportonte në polici, i shkruante Sasho Mijallkovit si për njeriun më të rrzikshëm në vend e në rajon! Më vonë, në momentin kur nuk arrinë që ta fusë në shërbim hoxhë Sadullah Bajramin, me të cilin pati sërë takimesh në kabinetin e tij, do ta padisë si “monstër”, si lider i ri i radikalizmit dhe ekstremizmit. Muharrem Ismailit do t’ia besojë një prej xhamive kryesore në Shkup, “Isa Beun”. Fatmir Zaimovi, nëpunës i Myftinisë së Shkupit. Efendi Ismetin do ta rapotojë si “ekstremist dhe radikalsit” shumë të rrezikshëm të infiltruar në mesin e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut nga strukturat radikalsite arabe. Sot efendi Ismetin e ka krah të djathtë! Janë edhe sërë emrash të cilët kanë avezion të tmerrshëm kundër Sulejman Rexhepit, të cilët ky i raporton gjithandej si “estremiste dhe radikalistë” shumë të rrezikshëm.
Ku fshihet djallëzia në këto konstatime bajate të Sulejman Rexhepit? Sa më shumë që shtohen kundërshtarët e tij, aq më të gjatë do ta ketë jetën në BFI! Të gjithë këta “ekstremistë dhe radikalistë”, sipas Sulejman Rexhepit, në fakt janë kundërshtarë të tij, janë persona që e deshifrojnë çdo veprim të Sulejman Rexhepit, e interpretojnë çdo veprim të tij prej antifetari; janë persona që komunikojnë me të gjitha ato qendra ndërkombëtare të cilat Sulejman Rexhepi tenton t’i manipuojë e t’i zhvasë. Dhe, këta “radikalistë dhe ekstremistë” do të raportohen si antikonstitucionalistë, si “grup” që janë kundër jetës institucionale, që janë për anarki, që nuk respektojnë kierarki, që janë elemente që veprojnë në interes të huaj, se janë zbatues të projekteve të huaja ekstremiste e radikaliste! Kurrë nuk arriti që këto etiketime t’i mbështesë në fakte e argumenta!
Edhe më i poshtri kundërshtar i Sulejman Rexhepit, edhe armiku më i përbetuar i tij, nuk do të pranonte kurrë që ta dëmtojë çështjen kombëtare! Sulejman Rexhepi i ka plotësuar të gjitha kushtet që tashm të ik me një lëvizje gjithëpopullore, madje me masa nga më radikalet, por, populli nuk do ta ndërmerrte këtë veprim, për hirë të çështjeve madhore kombëtare dhe, këtë e di fort mirë Sulejman Rexhepi, ndaj dhe provokon, paragjykon, shkatërron, vjedh, gënjen, ofendon, dëmton sa të mundet, me të vetmin qëllim që të arrijë ta plotësojë amanetin që e ka marrur – populli shqiptar doli se është ekstremist e radikalist!
Ishte një moment kur Sulejman Rexhepi u pa me gishta në gojë! Ngeli vetëm me “5 organet” e tij e me nja 7-8 koordinatorë të “organeve të tij”! Atëherë, i ftoi të gjithë “radikalistat” në ndihmë, i punësoi, u miqësua me ta dhe, sot, ndonëse nuk ka asnjë radikalist dhe esktremist në mesin e shqiptarëve të Maqeodonisë, ai, bashkë me lavatriçen e punëve të tij të pista, Mustafa Dautin, edhe më tej po e luftojnë “radikalizmin dhe ekstremizmin”!
Mercenarët, në tërë botën, janë problem i organeve shtetërore të drejtësisë, dhe jo i komuniteteve fetare!
Nëse ndonjëherë ka pasur sjellje radikale dhe “terroriste” ndaj BFI-së, krejt bota e di se ato kanë qenë sulme të militantëve partiakë, duke garuar se cila parti do ta fusë BFI-në nën kontrollin e vet, sepse, tek Sulejman Rexhepi kanë gjetur kooperuesin perfekt në tëhuajësim dhe vjedhjes së vakëfit.
Armiqtë e Sulejman Rexhepit, respektivsht, të gjithë kundërshtarët e tij, të gjithë refuzuesit e tij që janë me qindra mijëra në vend, nuk mund t’i trajtojë askush si “radikalistë dhe ekstremistë”, sepse kështu dashka Sulejman Rexhepi! Sulejman Rexhepi nuk është kurrfarë vlere, por është dëmi më i madh që i ka ndodhur popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky fakt po konstatohet por shumë shpejt edhe do të zbërthehet si e vërtetë e pamohueshme.
Sulejman Rexhepi në fakt është i vetmi radikalist dhe ekstremist (antifetar e antikombëtar) në Maqedoninë e Veriut, i cili e ka të vërtetën e vet që thotë: “unë mund të bëj gjithçka dhe askush nuk guxon të më përzihet e të më pengojë në synimet e mia”!
Për kolltukun e uzurpuar Sulejman Rexhepi është në gjendje që ta etiketojë krejt popullin! Falë Sulejman Rexhepit, bota më shumë di për “radikalizmin dhe ekstremizmin fetar” të shqiptarëve të RMV-së se sa për “radikalizmin dhe ekstremizmin fetar” ortodoks, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë politik! Por, Sulejman Rexhepi nuk merret me politikë, ai zbaton politika të huaja.

Leave a Reply