Covid-19, Filipçe: Po bëhen analiza nëse duhen masa shtesë

Të gjithë e kemi vështirë, por duhet t`u përmbahemi masave preventive, situata përkeqësohet për shkak të mosrespektimit, thotë Filipçe.

Në paraqitjen e tij të sotme, Filipçe pranoi se numri i të infektuarve është rritur tre ditët e fundit, dhe theksoi se po bëhen analiza për të detektuar shkaqet.

“Është e vërtetë që numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 është rritur në ditët e fundit, në tre ditët e fundit. Më parë përqindja ishte 6.5, tani është rreth 8.Janë duke u zhvilluar analiza për shkaqet që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19. Në fillim të javës së ardhshme, ne do të dimë se cila është arsyeja dhe për atë dhe nëse duhet bërë diçka shtesë”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Leave a Reply