Covid-19 po humb fuqinë! Ekspertët: I nxehti mund ta vrasë

“Po shikojmë se Covid 19-humb fuqinë. Evoluon, por humbet forcën e infektimit, dhe me gjasa edhe vdekshmërinë”, kjo është pohuar nga ekspertët e universitetit Bio-Medico në Romë, gjatë një audicioni para senatit.

Në Itali, ka patur dy hyrje epidemike të ndryshme, në dy javë distancë. Veriu pati një tsunami absurd, të paparashikueshëm dhe të papritur. Ndërkohë që virusi ka ardhur nga dy drejtime, nga Kina dhe Evropa, thotë Massimo Cikozi.

“Por”, ka shtuar ai, “po vëmë re se virusi po e humbet fuqinë. Po vazhdon të ndryshojë por po bën mutacione që për të nuk janë më të dobishme.”

Humbjen e fuqisë së virusit, ekspertët e shohin tek numri më i vogël i personave në terapi intensive. Kjo vjen sigurisht për shkak të terapive por edhe për shkak të humbjes së fuqisë së virusit. Sidoqoftë, ekspertët nuk e dijnë se sa do të zgjasë kjo situatë por thonë se i nxehti mund të jetë armik i virusit.

Këtë mendim e përforcon edhe masimo Klementi, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në San Raffaele në Milano.

“Ka shumë gjasa”, thotë ai, “që ardhja e të nxehtit mund të ndikojë në nivelin e agresivitetit të virusit.”

Por pa një vaksinë, virusi nuk mund të ndalet. Në rastin e fruthit, të shkaktuar nga një virus shumë ngjitës, ashtu sic është edhe sars cov 2, duhet që në një komunitet 95 përqind e banorëve të jenë imunë, në mënyrë që të jetë e mbrojtur edhe 5 përqindëshi tjetër.

Pra bëhet fjalë për imunitetin e tufës. Në rastin e koronavirusit të ri, nuk dihet se sa efikasë janë antitrupat dhe për këtë cështje nevojiten të dhëna të mëtejshme.

Leave a Reply