Covid-19 po zhvendoset në lindje të Europës

OBSH: Rusia, epiqendra e re. Rënie e infektimeve në perëndim

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se situata emergjente e koronavirusit po zhvendoset nga perëndimi në lindje të Europës.

Zyrtarët e OBSH-së konstatojnë rritje të ndjeshme të infektimeve të reja në vendet e lindjes së kontinentit, kryesisht në Rusi.

Në këtë vend, numri i të prekurve ka arritur në mbi 423 mijë, duke u renditur i treti në botë. Vdekshmëria është megjithatë ndër më të ulëtat, në 1.1%.

Ndërsa në pjesën perëndimore, OBSH konstaton ulje të ndjeshme, por u bën thirrje qeverive të mos e nënvlerësojnë situatën.

Leave a Reply