Çuni i Fahriut sfidon Nard Ndokën, ja “perla” që shkriu rrjetin

“Ditë e re, gomarllëk i ri”, kjo duket se është moto e deputetit Klevis Balliu.

I njohur për perlat e tij gjatë intervistave që jep, demokrati nuk ka kursyer as edhe mbrëmjen e djeshme.

Djali i Farhri Balliut, duke folur për hapjen e negociatave, ai deklaroi për Ora News tekstualisht kështu: “Rekomandimi është gjë e mirë, se duhet për
integrimin”.

Ky konstatim i hap direkt sfidë kolegut të tij Nard Ndoka i cili gjithashtu njihet për “bëmat” që përcjell.

Balliu njihet edhe për batutën e famshme se librat shkruhen para se të botohen. S’na ngelet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese Partisë Demokratike me deputetin e ri të listës “Basha”.

Leave a Reply