David Nabarro i OBSH: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën

Ndërsa Europa po pret me padurim vaksinën teksa po preket nga e ashtuquajtura ‘Vala e Dytë Covid’, një lajm jo optimist vjen nga OBSH-ja, sipas së cilës koronavirusi ka ardhur për të qëndruar mes nesh Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se “Ky virus nuk do të zhduket. Ai ka ardhur këtu për të qëndruar, do të jetë një kërc ënim i ri për njerëzimin”.

Sipas tij, edhe “kur të kemi në dispozicion vaksinën, nuk do të thotë se ka ardhur fundi i virusit vr astar. Do të kemi një mjet më tepër për ta lu ftuar por vetëm kaq. Në thelb, tani e tutje ne duhet të menaxhojmë jetën tonë në mënyrë që të parandalojmë që ky virus të na infektojë”. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar e ka konfirmuar veten si vendi evropian me numrin më të lartë të vik timave kurse Amerika e Jugut është kontinenti më i prekur nga Covid-19.

33.8% e mbi një milion viktimave të deritanishme (dhe 33.27% e rasteve totale) janë regjistruar në Amerikën Latine, ku ka pesë vende midis dhjetë më të infektuarve në botë- Brazili, Kolumbia, Peruja, Meksika dhe Argjentina. Në total në jugun e Amerikës ka 338.611 vde kje dhe 9.2 milion raste të konfirmuara.

Sakrificat e të rinjve evropianë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke përmendur rastin e mbylljes së lokaleve në Masiglia, tha se “Asnjëherë më parë nuk janë kërkuar kaq shumë sakrifica nga të rinjtë evropianë sesa në këtë periudhë të kri zës shëndetësore, duke kërkuar gjithashtu një përgjegjësi e jashtëzakonshme për të ardhmen, për çështjet mjedisore, diplomatike dhe financiare”.

Leave a Reply