“Dekani” analfabet i Sulejman Rexhepit

Një profesor dhe një intelektual i mirë nuk do të fliste si Shaban Sulejmani, i shthurrur në mendim, me një oratori të sakatosur, me fraza të pakuptueshme, askund të lidhura, me mendime bajate që më tepër ofendonin hoxhallarë e teologë të brymosur kombëtarisht e fetarisht, se sa që madhëronin Sulejman Rexhepin

Nga Dr. Zeqie Veseli, psikologe, Vjenë

Në “anijen” e vet lundruese, Sulejman Rexhepi bashkëpunëtorët e vet gjithnjë i trajtone si macet në thes që duhet të hidhen në det! Radha i kishte ardhur edhe Doc. Dr. Fahredin Ebibit, si dekan i Fakultetit të Shkencave Islame. E kishte një hall – kë ta vendoste në vend të tij! Cili do të ishte më puthadorë e bythëlëpirës! U imponua vetë “vendasi” i tij, Shaban Sulejmani! Fare në fund, me deklaratën e publikuar këto ditë ku ai flet në super-superlativ për Sulejman Rexhepin, u pa që nuk e kishte dert shkencën islame, as zhvillimin e mendimit islam, as reformat në FSHI, e as avancimin e raporteve ndërkolegiale. Hall e kishte si me t’ia … Fahriden Ebibit, të cilin e kishte krip në sy! Sakaq, Sulejman Rexhepi e afroi këtë djalosh pranë vetes, sepse mendoi: pyka hiqet me pykë!
Një javë rresht në “Konakun” e Sulejman Rexhepit, Shaban Sulejmani kishte ngritur lloj-lloj intrigash e strategjishë për mënjanimin e Fahredin Ebibit, sepse iu dha rasti që, në një moshë relativisht të re, të nisë një karrierë të paëndërruar ndonjëherë. Sulejman Rexhepi fascinohej nga kjo aftësi intrigante e Shaban Sulejmanit dhe, vendosi që ta bëjë “organ të vetin”, fare pa e menduar se, do të vie një ditë kur, dhe ky, njësoj si Fahredini, do ta hajë shumë keq nga intriganti!
Në BFI u përhap lajmi nga Muzemil Osmani, shefi i kabinetit të Sulejman Rexhepit! I lumtur e i gëzuar që u zgjodh një prej problemeve shumë të mëdha që po e mundonte tash e sa kohë Mulla Sulën! I mrekulluar deri në ekstazë, u dëgjua tek iu tregonte disa të punësuarve:
“Prej sot dekan i FSHI-së do të jetë Shaban Sulejmani, njëri prej profesorëve më të mirë që ka Fakulteti. Nga gëzimi nuk kam fjetur tërë natën”!
“E paskeni hëngër”, ia paska pritur njëri prej të pranishmëve!
“Pse? Nuk po të bëhet qejfi që një profesor tepër i madh ia shpreh lojalitetin deri në vdekje reisit tonë”, paska provokuar në mënyrë shumë naive shef Muzemili.
“Nëse ai është profesor i mirë, më i miri në FSHI, atëherë, futjani dryrin Fakultetit. Po çfarë profesori ai?”
“Mund ta keshë inat por ai është intelektual i kalibrit të lartë”, sërish kishte provokuar shef Muzemili!
“Sa për intelektualizëm e zë e pëshurri në vesh”, kishte reaguar shumë keq dhe në mënyrë rrugaçërie ai që nuk ishte pajtuar me këtë zgjedhje dhe me këto vlerësime nonshalante!
Dhe, ja ku doli e vërteta e zyrtarit “rrugaç” që i kishte reaguar shumë ashpër shef Muzemilit! Një profesor i mirë, një akademik e një dekan, a do të pranonte të jepte një deklaratë aq të poshtër e cila do ta nxirret sheshit profilin e tij prej sharlatani, pavarësish se në fund do të kërkojë të dijë nga autori i dokumentarit, gazetarit persnal (A. M.) të Sulejman Rexhepit, nëse ishte i mirë a jo, do me thënë, “nëse dola intelektual apo m…”!
Një profesor dhe një intelektual i mirë nuk do të fliste si Shaban Sulejmani, i shthurrur në mendim, me një oratori të sakatosur, me fraza të pakuptueshme, askund të lidhura, me mendime bajate që më tepër ofendonin hoxhallarë e teologë të brymosur kombëtarisht e fetarisht, se sa që madhëronin Sulejman Rexhepin.
Shaban Sulejmani fliste për Sulejman Rexhepin sikur të ishte një “akademik plak”, sikur të kishte kaluar nëpër ato kohë plot me krajata, fliste për sensin e Mulla Sulës për zhvillim fetar sikur të kishte qenë krah i djathtë i tij! Në tërë atë tufë lavdëratash e elozhesh, ja që i rrëshqet një budallallëk me të cilin i ofendon të gjithë myslimanët e vendit! Shqip në BFI qenka folur pasi Mulla Sula qenka zgjedhur Kryetar! Po në ç’gjuhë paska folur Sulejman Rexhepi deri sa ka qenë hoxhë e referent në Myftininë e Shkupit Në ç’gjuhë kanë folur e kanë ligjëruar hoxhallarët e hershëm? Të gjithë në gjuhën maqedonase?! Një profesor i mirë dhe një intelektual i lartë nuk do të bënte gafe të tilla, sepse, pas perëndimit të periudhës antishqiptare maqedonase, doli dielli për shprehjen e nacionalizmit gjithëkombëtar shqiptar. Evidenca në gjuhën maqedonase mbahej edhe nëpër shkollat shqipe, edhe nëpër spitale, nëpër ambullanta, gjithadej! Shpërtheu shqipja! Jo se deshti trimi e patrioti Shaban Sulejmani (që atëherë ishte cullë) por, thjesht – shpërtheu shqipja!
“Më vitin 1997 filluam me mësimin e fesë dhe jo vetëm”, kështu thotë Shaban Sulejmani, duke u munduar që t’ia ngjesë të gjitha meritat, madje edhe të paraqitjes së islamit në këto anë Sulejman Rexhepit! Është një urrejtje dhe një ofendim i paparë që u shprehet të gjithë hoxhallarëve dhe teologëve që kur nisi Feja Islame në këto anë! Kjo dëshmon se Shaban Sulejmani nuk përqëndrohet në atë që thotë por në atë që duhet ta bëjë si intrigë e si lojë të ulët! Meqë, sipas Shaban Suejmanit, Sulejman Rexhepi na qenka kaq i madhë, kaq madhështor, kaq me vlerë dhe kaq islamikisht i përkushtuar, atëherë pse u bë pjesë e lojës për ta larguar Mulla Sulën? Për hirë të islamit apo për interes të “nëntokës”! Ishte një LËVIZJE që plotë pesë vite po mundohej ta bindte Shaban Sulejmanin lidhur me Sulejman Rexhepi, ndërsa Shaban Sulejmanat dhe dudukët e tjerë po i luanin “çyçek”! Dhe vjen në fund detyrimi, pra, jo bindja e tij por detyrimi, që të bëhet palë që largon atë që i dha emër e titull! Sipas të gjitha gjasave ai do të detyrohet edhe në kërkim faljesh, deri në përulje pa personalitet para Sulejman Rexhepit.
Prandaj po thuhet fuqishëm: me të tillë pisash nuk ka dhe as që mund të ketë Rijaset e aq më pakë BFI! Nuk mundet që të bëhet BFI-ja me largimin antikushtetues të Sulejman Rexhepit dhe me bashkëpunëtorët e tij brenda BFI-së në rolin e të virgjërës sepse që të gjithë e kanë hëngër!

Leave a Reply