“Dënime të forta, sigurimi i banesës normë”, Rama tregon masat pas tërmetit

Një nga masat që kryeministri Rama tha se do të merret si pasojë e tërmetit është se do prezantohen masa të reja shumë të forta ndaj atyre që ndërtojnë pa leje dhe bërja e sigurimit të banesës një normë.

“Do shtrëngojmë fort ndërtimin pa leje, kush ndërton pa leje duhet të dënohet fort për banesë individuale. Kush merr leje për pallate dhe shkel leje edhe më fort. Duhet vendosur dënimi për inxhinierin, konstruktorin, arkitektin. Nëse ndërtuesi i thotë arkitekti shto kat ky duhet ta denoncojë ose ndryshe të shkojnë në burg të gjithë bashkë. Kjo është hera e fundit që shteti do të bëjë gjithçka ku shteti paguan gjithçka. Sigurimi duhet të bëhet normë pasi nuk është taksë por detyrim para familjes.”, tha Rama.

Leave a Reply