Deputeti i ASH-AAA: Më keqtrajtuan në Bllacë “policët e BDI-së”

Krye shefat në pikën kufitare Bllacë, Qamuran Haredinovski dhe Agim Bardhi të cilët në kanë keqtrajtuar deputetin e koalicionit ASH-AAA, Abulla Saliu i cili ka qenë për punë në Kosovë, raporton News33.

Arsyeja sipas Saliut është vetëm për faktin se i përket bllokut të deputetëve opozitarë.

Saliu në një proncim të shkurtë për News33 thotë se është mbajtur në kufi përplot 20 minuta edhe pse që nga fillimi u kishte treguar pasaportën diplomatike.

“Fillimisht polici nuk pranonte t’i merrte dokumentet, mi hodhi përtokë dhe më tha hyr vet tek shefat. Pastaj pas një kohe i morri dhe i dërgoj për kontroll. Dolën Qamuran Haredinovski dhe Agim Bardhi, ftuan edhe një shef tjetër dhe me tu afruar i treguan se jam deputet i opozitës. Më thanë kinse kam shkelur rregulloren dhe më kërcënuan se do të më shënojnë vërejtje dhe për mua do të raportojnë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pastaj më thanë, nuk ka lidhje se je deputet, nëse duam të kryejmë punë nëse jo të mbajmë këtu”, tha Saliu për News33.

Leave a Reply