Deputeti i BDI-së me koronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se gjatë ditës së djeshme është shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Shkup.

Për deputetin Ziberi u tha se ka rezultuar pozitiv edhe në ditën kur ishte votuar Qeveria e re, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar nga shërbimet e Kuvendit, duke theksuar se deputeti nuk ndjehej mire.

Deputeti Ziberi së fundi ishte përfolur si një nga deputetët rebelues të BDI-së që ishte kundër përzgjedhjeve për postet ministrore.

Ai është i njohur edhe për aktivitetin e tij si ish-drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, që gjatë fushatës së zgjedhjeve u shkarkua nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe vlerësimeve të ndryshme për situatën me pandeminë.

Leave a Reply