Deputeti Tanevski infektohet me coronavirus

Përveç Ismail Jahoskit nga BDI, edhe një deputet tjetër është i infektuar me COVID-19. Bëhet fjalë për deputetin Laze Tanevski nga LSDM.

Ai në profilin e tij në Facebook konfirmoi se është infektuar me coronavirus.

“Të dashur miq, unë dua t’ju informoj se për shkak të një udhëtimi urgjent privat, unë vetë-fillova testimin e COVID 19. Fatkeqësisht, pavarësisht nga respektimi i të gjitha masave dhe protokolleve nga unë, jam pozitiv.

Në të njëjtën kohë, unë dua t’ju informoj se anëtarët e familjes sime janë testuar dhe të gjithë janë negativë”, shkroi deputeti.

Leave a Reply