Deskoska rikujton gjykatat për obligimet e tyre

Me letër të dërguar kryetarëve të gykatave dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot i rikujton se kanë obligim ligjor të veprojnë në rast të kryerjes joprofesionale dhe jo të ndershme të funksionit të gjykatësit. Ajo sugjeron se baza për joprofesionalizëm, në mes tjerash, është edhe kur pa arsye gjykatësi i prolongon seancat gjyqësore. Vjetërsimi i disa nga lëndët gjyqësore si “Trajektorja” – për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, shkaktoi kritika edhe më të ashpra në opinion, për çka autoritetet gjithnjë e më shpesh flasin për nevojën e vetingut në sistemin gjyqësor.

Përveç presionit verbal te autoritetet gjyqësore për veting të mundshëm, ose verifikim i prejardhjes së pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve, me qëllim që sistemi të pastrohet nga të korruptuarit dhe të pandershmit, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot edhe me shkrim i rikujtoi personat në pozitat udhëheqëse në sistemin gjyqësor për obligimet e tyre për efikasitet dhe drejtësi. Ajo thekson se nga muaji prill të këtij viti është në fuqi Ligji për gjykatat, sipas të cilit:

“Janë vërtetuar plotësisht bazat për ushtrim joprofesional dhe jo të ndershëm të funksionit të gjykatësit. Në përputhje me nenin 76, si bazë për ushtrimin e tillë të funksionit të gjykatësit, janë parashikuar rastet kur gjykatësi pa arsye mund të justifikohet nuk i cakton seancat gjyqësore ose në mënyrë tjetër e prolongon procedurën. Ose kur nuk e merr lëndën dhe për këtë arsye vjen deri te vjetërsimi i ndjekjes penale.” – letër nga Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Deskoska i rikujton kryetarët e gjykatave se janë të obliguar ta informojnë Këshillin Gjyqësor për shkeljet disiplinore që janë bërë nga ana e gjykatësve, por edhe se mosdenoncimi për shkak të fshehjes është bazë për ngritjen e procedurës për shkarkim nga pozicioni – kryetar i gjykatës. Këto “leksione” nga profesoresha e shkencave të drejtësisë, Renata Deskovska, vinë në periudhë kur nga burime të ndryshme nga pushteti ekzekutiv flitet për nevojën për veting në sistemin gjyqësor me qëllim që të përmirësohet efikasiteti, ndërsa proceset e nisura të përfundojnë në afat kohor logjik.

“Është normale që ministrja e Drejtësisë të dërgojë disa apele kur mendon se ka hapësirë për alarm, sigurisht që puna e kryetarëve, ashtu siç shkruan edhe në vetë letrën, është që të kontrollojnë punën e gjykatave. Kështu që mendoj se ky ndoshta është apeli i fundit nga ministria, ndoshta edhe para fillimit të vetë procesit të vetingut.” –shprehet Natali Petrovska, OJQ “Koalicioni për gjykim të Drejtë”.

Natali Petrovska nga organizata joqeveritare “Koalicioni për gjykim të drejtë” si një nga arsyet për prolongimin e procedurave gjyqësore e thekson edhe mungesën e prokurorëve, në çka periudhë më të gjatë i referohet Prokuroria publike e shtetit. Ndoshta edhe numri i madh i fakteve të ofruara, për të cilat nevojitet kohë e gjatë që të shpalosen gjatë seancave gjyqësore. Duke u nisur nga statistika se të paktën 70% e procedurave gjyqësore për dhunë në familje prolongohen, Petrovska apelon te autoritetet që sa më shpejt të investojnë në trajnim të kuadrit të gjykatave dhe prokurorive, nga njohuritë dhe etika e të cilëve varet efikasiteti i sistemit gjyqësor.

Leave a Reply