Dhjetë arsye për një thirrje urgjente të Rijasetit

Shaqir Fetai sillet si p… në tirqi nëpër myftini që udhëhiqen nga kordinatorë, duke u premtuar se do t’ua “konfirmojë” titullin myfti nëse e përkrahin në këtë situatë katastrofale ku e ka futur veten. Meqë i tradhëtoi të gjithë kolegët, të cilët unanimisht vendosën që t’iu prijë proceseve për zgjedhjen e reisit të BFI-së, tashmë mbi tre muaj nuk iu përgjigjet për mbledhjen e parë të Rijasetit

Shkruan: Dr. Zeqie Veseli

Janë një mal arsyesh që e detyrtojnë Shaqir Fetain për ta thirrur mbledhjen e parë të Rijasetit. Ndër arsyet e fundit është që ta thërrasë për ta caktuar datën e zgjedhjes së reisit të BFI-së, sepse ai u përzgjodh nga kolegët e vet për këtë proces kaq shumë të rëndësishëm dhe, vendimtar, për Institucionin e vetëm islam në Maqedoninë e Veriut.
Tashmë është konstatim i pamohueshëm se, Shaqir Fetai i tradhëtoi të gjithë, të gjithë kolegët e vet, se ua mori besimin dhe amanetin vetëm sa për të ardhur në pozita prej nga do t’i mohonte të gjithë. Me këtë gjest, në fakt Shaqir Fetai po i hap gropë vetes, nuk po e sheh se po e vulosë përjetë karrierën e vet prej teologu. Të punoshë në kundërshtim me parimet islame, absolutisht nuk e ke të drejtën të quhesh teolog por – shejtan!
Shaqir Fetai e ka shumë gabim nëse mendon se do t’i duhet që t’i shfrytëzojë plotësisht gjashtë muajt e paraparë me ligj për ushtruesin e detyrës. Ligji shumë qartë thotë se, brenda gjashtë muajve duhet të kryhet procedura e zgjedhjes së të parit të institucionit dhe, jo që ushtruesi i detyrës të rrijë gjashtë muaj e pastaj edhe nja gjashtë vite të tjera deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjes.
Shaqir Fetai e vërtetoi atë konstatim të teologëve më të vjetër, të bashkëpunëtorëve të tij si dhe të eprorëve të më hershëm se, kemi të bëjmë me një karakter shumë të keq, pa personalitet dhe tepër tradhëtues!
Sot, mund të numërtohen qidra arsye se pse Shaqir Fetai është dashur të thërrasë mbledhjen e Rijasetit por, le të na lejohet që t’ia përkujtojmë të paktën dhjetë arsye:

  1. Shaqir Fetai është dashur ta thërrasë Rijasetin që t’i raportojë për dëmin e madh financiar e pronësor që i është bërë BFI-së për këtë gjysëm dekade, që kur Afrim Tahiri, sekretari gjeneral i BFI-së, e la këtë Institucion në duart e hijenave;
  2. Shaqir Fetai është dashur ta thërrasë mbledhjen e Rijasetit me qëllim që të raportojë mbi raportet zero në mes të BFI-së dhe besimtarëve të fesë islame në RMV;
  3. Shqir Fetai është dashur ta thërrasë mbledhen e Rijasetit për të shprehur pendesë dhe për t’i kërkuar falje publike opinionin të gjërë që për gjysëm dekade e ndihmuan krimin dhe kriminalizimin e BFI-së;
  4. Shaqir Fetai është dashur ta thërrasë mbledhjen e Rijasetit dhe të kërkojë deklaratë me shkrim nga çdo anëtarë i Rijasetit se i kanë shkëputur raportet me Sulejman Rexhepin dhe se për periudhën e bashkëpunimit me të janë në gjendje që të mbajnë përgjegësi edhe me largimin prej BFI-së;
  5. Shaqir Fetai është dashur ta mbledh Rijasetin dhe të raportojë mbi situatën finansiare të BFI-së si dhe mbi shkatërrimin e burimeve financiare të BFI-së, si pasojë e keqmenaxhmit financiar të këtij Institucioni;
  6. Shaqir Fetai është dashur ta mbledhë Rijasetin që kolektivisht të ngrisin aktpadi kundër të gjithë matrapazëve, hajnave dhe shpërdoruesve të financave të BFI-së, me në krye Sulejman Rexhepin, si dhe të shprehin keqardhje se pse kanë lejuar të manipulohen prej tij kundër ish-sekretarit historik të BFI-se, Hfz. Afrim Tahirin;
  7. Shaqir Fetai është dashur ta thërrasë mbledhjen e Rijasetit për të zgjedhur komisionin i cili do të hartonte Rregullore për zgjedhje të Kryetarit të BFI-së;
  8. Shaqir Fetai është dashur deri më tani që t’i mbledhë anëtarët e Rijasetit (vetëm ata që i parasheh Kushtetuta aktuale e BFI-së dhe jo ata që i duhen Sulejman Rexhepit për “konfirmim”!!!) dhe të caktohet Komisioni i cili do t’i prijë me përgjegjësi BFI-së dhe procesit të zgjedhjes së Kryetarit të BFI-së;
  9. Shaqir Fetai është dashur ta mbledhë Rijasetin dhe të vendosë për datën e zgjedhjes së Kryetait të BFI-së dhe dorëzimin e Menshurës;
  10. Shaqir Fetai, nëse për asgjë tjetër, të paktën deri më sot, është dashur që ta mbledhë Rijasetin dhe t’iu drejtohet anëtarëve të saj duke e deklaruar paaftësinë e vet për të menaxhuar me BFI-në, për shkak të, mbi të gjitha, humbjes së besueshmërisë prej bashkëpunëtorëve të vet, si pasojë e matrapazllëqeve dhe flirtimit me Sulejman Rexhepin deri në zhdukje totale të gjurmëve të krimit dhe të kriminalizimit të BFI-së.

Këto lëshime nga Shaqir Fetai nuk bëhen se ai nuk i di dhe se është naiv, por, thjesht, sepse ky është stili i Sulejman Rexhepit. Kur të gjithë të lodhen kundër Shaqir Fetait, ai do të ndjehet i nevojshëm për t’ju dhënë apo edhe për t’ua “konfirmuar” postin. Me këtë rast, Shaqir Fetai do të pranohet si ”prijës i mirë”! Por, kjo mbetet vetëm strategji që i ka shkruar ndoresh Sulejman Rexhepit, sepse, siç u tha më sipër, tashmë Shaqir Fetain të gjithë eprorët e më hershëm, bashkëpunëtorët e tij por edhe myslimanët e vendit e përceptojnë si një qenie të ligë, si një shejtan të llojit të vet! Myslimanët e Maqedonisë së Veriut kanë dëshmuar se me shejtana e me fuksa nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë! Kurrë!

Kjo fotografi është e shkrepur në fund të muajit Maj. Shumica dërmuese më nuk e njohin Shaqir Fetain, kurse ata që vazhdojnë ta njohin, nuk janë anëtarë të Rijasetit!

Leave a Reply