Digjet Kalifornia, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë “pushtuar” vendin.

Zjarret favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

“Ne po përdorim të gjitha burimet e mundshme për të garantuar sigurinë e komuniteteve që luftojnë me zjarret në këto kushte ekstreme të motit”, tha Newsom.

Ndër zonat më të prekura është ajo rreth Sacramento, ku banorët dhe industritë po përpiqen të optimizojnë përdorimin e energjisë elektrike në këtë kohë emergjente. Në zona të ndryshme të vendit qindra njerëz janë evakuuar.

Leave a Reply