Djali i Fahriut gjen mënyrën për rrëzimin e Ramës, kërkon revolucion popullor

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i biri i Fahri Balliut, kërkon të ndriçojë shqiptarët përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Klevisi mesa duket ka gjetur mënyrën se si rrëzohet qeveria Rama. Ai u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen në një revolucion popullor. Kujtojmë që kjo retorikë është përdorur mandatin e parë të qeverisë Rama nga ish kryeministri Berisha.

 

Statusi i plotë:

 

Rilindja ka falimentuar biznesin në Shqipëri. Vetëm në muajin janar janë mbyllur 1742 biznese, kjo shifër nga zyrat e Kryebanditit, nga Drejtoria e Tatimeve.

Edi Rama shkatërroi dhe falimentoj ekonominë e shqiptarëve ndërsa pasuria e oligarkëve vetëm sa rritet çdo ditë e më shumë.

Situata po bëhet shumë dramatikë për qytetarët shqiptarë, të cilët po mbyllin bizneset dhe po kërkojnë shpëtim larg atdheut.

Po braktisin gjithçka, pasi në vend ka humbur shpresa, pasiguria është prezente ndërsa bandat dhe kriminelët kanë marrë në dorë zyrat e shtetit dhe biznesit.

Kjo situatë është e padurueshme. Qytetarët në mbarë vendin duhet të ngrihen në një revolucion popullor kundër bandave në pushtet.

Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja e vendit dhe e fëmijëve tanë, të rrezikohet nga krimi dhe bandat.

KOHA ËSHTË TANI

 

Leave a Reply