Dokumentet sekrete për “UÇK”/ Komisioni hetimor merr përgjigjie nga shërbimi sekret shqiptar

Komisioni i Posaçëm parlementar i cili po kalon në skaner veprimtarinë e institucioneve shqiptare për llogari të hetimeve nga EULEX të krimeve të supozuara të UÇK, përmbyll mbledhjen e dokumentacionit.

Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tha se Prokuria e  Përgjithshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtëme, Ministria e  Drejtësisë dhe Mininstria e Brendshme janë institucionet nga ku është marrë informacioni. Në dispozicion të komisionit janë vënë edhe informacione të karakterit sekret shtetëror.

Ulsiu: “Dy materiale informacione të klasifikuara sekret shtetëror SHISH dhe 1 material sekret Min Europën. Të gjithë anëtarët janë me certifikatë sigurie njëri në process marrje.”

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për informacione shkresore të përmbledhura në një dosje voluminoze prej 1000 faqesh. Dosja përmban të gjithë korrespondencën e ministrive shqiptare  me hetuesit e EULEX.  Anëtarët e komisionit kërkuan  kohë në leximin e material. Komisioni i posaçëm u ngrit pas dërgimit në Hagë të kupolës drejtuese të UÇK dhe si objekt pune ka hartimin e një raporti i  cili, do të jetë baza e një rezolute nga Kuvendi Shqipërisë  për Kosovën.

Leave a Reply